Policia e Rajonale e Gjakovës, ka njoftuar se ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në dy lokacione të ndryshme në territorin e Komunës së Malishevës, dhe ka arrestuar dy persona që dyshohet se kryer një vjedhje të rëndë të mbetur në tentativë. Bëhet fjalë për tentimin për ta vjedhur bankomatin e TEB.
Tutje, Policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar një veturë, dy maska, dorëza e mjete të tjera për t’u fshehur, shkruan InLajmi
“Sot me datë 07.02.2020 mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në dy lokacione të ndryshme në territorin e Komunës së Malishevës dhe gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ,,Vjedhje e Rëndë” e mbetur në Tentativë të ndodhur me datë 20.01.2020 në ora 02:40 në fshatin Kijevë ku dy persona të maskuar , kanë tentuar që të kryejnë vjedhjen e të hollave në Bankomatin e TEB Bankës”, thonë Policia.”
Ndërkohë, Policia bën të ditur se ka konfiskuar një veturë, dy maska, dorëza e mjete të tjera për t’u fshehur./InLajmi/