Fatmir Limaj, Kryetari I Nismës SocialDemokrate, ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta së Nexhmije Pagarushës
Duke i shprehur ngushëllime të gjithë atyre që e kanë njohur Nexhmije Pagarushën, Limaj ka thënë se vdekja e saj padyshim që është humbje e madhe, por këngët e saj do të jenë të pavdekshme.
Ai përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se Nexhmije Pagarusha për dekada të tëra kultivoi këngë të mirëfillta shqiptare, të cilat dëgjoheshin me endje në çdo familje.
Postimi i tij i plotë:
Paska ndërruar jetë bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha!

Vdekja e saj padyshim që është humbje e madhe, por këngët e saj do të jenë të pavdekshme.
Nexhmije Pagarusha për dekada të tëra kultivoi këngë të mirëfillta shqiptare, të cilat dëgjoheshin me endje në çdo familje.
Përveç në fushën e artit dhe kulturës, ajo dha kontribut të madh edhe në emancipimin e femrës shqiptare.
Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e kanë njohur Nexhmijen!
U prehsh në paqe bilbil!/InLajmi/