Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar bashkatdhetarët në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, shkruan InLajmi.
Postimi i plotë i tij:
I nderuar të jem pjesë e pritjes për bashkatdhetarët tanë në Konzullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York.
Mes grave dhe burrave që dhanë shumë për faktorizimin e shqiptarëve dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Për atë që kontribuan këta patriotë me dekada, sot Kosova ka dyert e hapura në vendet më të rëndësishme të vendim marrjes.
Faleminderit!/InLajmi/