Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea ka thënë se të gjithë sot humbën artisten e madhe, njeriun e familjes, bashkëudhetaren special, Nexhmije Pagarushën.
Ardit Gjebrea e quan atë e mira, e ëmbla, lozanjarja ime, shkruan InLajmi.
Gjebrea tutje shtoi se pati fatin ta njohë dhe se sëmbon zemra tani, por e di që je diku këtu, me mua, që aq shumë të dua, shkroi përmes rrjetiti social Instagram.
“Unë sot dua të të kujtoj kështu dhe jo vetëm sot, por gjithë jetën. E mira, e ëmbla, lozanjarja ime.
Të gjithë sot humbën artisten e madhe, njeriun e familjes, bashkëudhetaren speciale, ndërsa mua m’u këput filli që më lidhte me shpirtin binjak, me një shpirt si ai i yti që pata fatin ta njoh, ta jetoj dhe të ma falje sa herë isha dhe nuk isha me ty.
Kush tha që u shua bylbyli?
Zë si i yti, është nga ata që e kanë jetën eterne.
Më sëmbon zemra tani, por e di që je diku këtu, me mua, që aq shumë të dua!”./InLajmi/