Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se banorët në Komunën e Istogut, e në disa pjesë të Klinës e Pejës, duhet të kenë kujdes këto ditë për shkak të erës së fortë e cila ka përfshirë këtë rajon.
Ku si pasojë e erës së fortë ka rrëzuar kulme shtëpish, ka dëmtuar prona private e biznese, e ka rrëzuar shtyllat e rrjetit elektrik, thuhet në postimin e Kurtit në Facebookm shkruan InLajmi.
Tutje, kryeminstri tha se qeveria është udhëzuar të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura, për t’iu gjendur pranë qytetarëve tanë.
Kurti, ka njoftuar se në mëngjesin e datës 7 shkurt, do të vizitojë komunat e Istogut, Pejës e Klinës, për të parë nga afër situatën e për të dëgjuar se cilat janë nevojat e institucioneve dhe ato të qytetarëve
“Qytetarët e Kosovës, që banojnë në komunën e Istogut, e në disa pjesë të Klinës e Pejës duhet të kenë kujdes këto ditë. Era e fortë ka rrëzuar kulme shtëpish, ka dëmtuar prona private e biznese, e ka rrëzuar shtyllat e rrjetit elektrik. Dëmet kanë qenë të mëdha sidomos në Istog ku është ndërprerë dhe mësimi në shkolla. Për fat të mirë nuk jemi njoftuar për të lënduar.

Qeveria është udhëzuar të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura, për t’iu gjendur pranë qytetarëve tanë.
Në mëngjesin e datës 7 shkurt, pra nesër, unë do të vizitoj komunat e Istogut, Pejës e Klinës, për të parë nga afër situatën e për të dëgjuar se cilat janë nevojat e institucioneve dhe ato të qytetarëve.”/InLajmi/