Një sulmues turk i rangut të ulët ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm sportiviteti ku zgjodhi të mos shënonte pasi mbrojtësi që po e ndiqte pësoi lëndime.
Gjatë ndeshjes në Ligën Rajonale Amatore Turke të dielën, sulmuesi i Kestelspor Mehmet Kucukdurmus e gjeti përballë portierit me një kundërshtar të Yataganspor që e ndiqte.
Ndërsa Kucukdurmus iu afrua zonës së penalltisë me shpejtësi, mbrojtësi që po e ndiqte pësoi një dëmtim të muskujve të këmbës, transmeton lajmi.net.
Kur pa se kundërshtari i tij ishte rrëzuar, Kucukdurmus menjëherë ndaloi dhe në vend që të godiste topin, ai e dërgoi topin në rivënie anësore.
Striker races through on goal ?♂️
Defender pulls up ?
Striker kicks the ball out ?
Fair play at its finest ? pic.twitter.com/8Xb47z2Kbc
— Goal (@goal) February 4, 2020