Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.
Përndryshe sot gjatë ditës Kurti ka takuar edhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Pas takimit do të ketë konferencë për medie.
Kryeministri Albin Kurti edhe në ditën e dytë si shef i ekzekutivit ka planifikuar agjendë të ngjeshur.
Kurti poashtu pritet të takohet edhe me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz./InLajmi
