Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim, presidentin e Këshillit për Qeverisje Përfshirëse (CIG), Alex Roinishvili-Grigorev, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Shpëtim Gashi.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti, i falënderoi Roinishvili-Grigorev dhe Gashi por edhe të gjithë CIG-un për punën e tyre në dialogun me Serbinë. Dhe, sa i përket dialogut, Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë afër me të gjithë ata që kanë interes të ndihmojnë e kanë ide si të veprojmë./InLajmi/