Klubi SC Gjilani, ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Fatlind Azizi.
Futbollisti ishte pjesë e klubit të Fenerbahçes dhe Bursapor, shkruan InLajmi.
Azizi luan në rolin e mesfushorit dhe është vetëm 19 vjeçar.
Përvojat që ka pasur në kampionatin turk , do jenë një ndihmesë e madhe, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
Njoftimi është bërë nga vetë klubi i SC Gjilanit, përmes rrjetit social Facebook.
NJOFTIMI i plotë:
ZYRTARE: Azizi i bashkohet SC Gjilanit
SC Gjilani ju njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fatlind Azizi. Klubi ka ‘firmosur’ me mesfushorin 19 vjeçar duke e parë si të domosdoshëm për objektivat që janë vënë për këtë edicion.
Azizi, i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës vjen me një përvojë nga kampionati turk, me ç’rast për dy vite ishte pjesë e të rinjëve të Bursaspor dhe Fenerbahçes.
Përvoja e tij në kampionatin e të rinjëve në Turqi pritet të jetë një ndihmesë e madhe për klubin.
Fatlindit i urojmë shumë fat dhe suksese me ngjyrat ‘kuqebardh’ këtë edicion./InLajmi/