Si shkak i motit të keq që po mbizotëron në Istog, nesër nuk do të mbahet mësim në institucionet arsimore të Komunës së Istogut, thuhet në njoftimin e Komunës.
Këtë e ka konfirmuar faqja e komunës në rrjetin social Facebook.
Për me shumë lexoni komunikatën:
Njoftim
Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër ju njoftojmë se nesër e enjte me 06.02.2020, nuk do të mbahet mësim në institucionet arsimore të Komunës së Istogut, si shkak i kushteve atmosferike të krijuara në komunën tonë, ku në pjesën me të madhe mungon furnizimi i rregullt me energji elektrike dhe si pasojë e kësaj gjendje është e pamundur mbajtja e mësimit të rregullt.

Dita e humbur do të kompensohet. /InLajmi/