Gazmend Gjonbalaj shqiptari nga Amerika, i cili është menaxher i shumë ndërmarrjeve të njohura, kishte premtuar se do të kthehej me 50 milionë euro në Kosovë, nëse Albin Kurti fiton këto zgjedhje dhe premton drejtësi e sundim të ligjit, InLajmi
Ai kishe dalë hapur për të mbështetur Kurtin në zgjedhjet e 6 tetorit , dhe tani është lajmëruar në rrjetin social facebook duke uruar Kosovën për Qeverinë e re.
Postimi i plotë
“Kosovë, urime zgjedhjen e qeverisë së re! Jam i entuziazmuar me kapitullin e ri të Kosovës, si dhe për mua personalisht”, shkruan Gjonbalaj në Facebook.
Ndërsa në një video postuar po ashtu në këtë rrjet social, ai ishte deklaruar se nuk është i vetmi shqiptar në Amerikë që do të investonte një shumë të madhe parash në Kosovë. /InLajmi/
Kosovë, urime zgjedhjen e qeverisë së re! Jam i entuziazmuar me kapitullin e ri të Kosovës, si dhe për mua personalisht. ??????
Posted by Gazmend Gjonbalaj on Monday, February 3, 2020