Kryeministri i vendit, Albin Kurti i zgjedhur një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës me 66 vota për dhe 10 abstenime ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën nga zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Behgjet Pacolli.
Kurti ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeministrit me ceremoni shtetërore, nën intonimin e himnit të Kosovës.
Ndryshe, sot gjatë ditës është paralajmëruar se edhe ministrat e deritanishëm në detyrë do t’i dorëzojnë mandatin tek ministrat e Qeverisë Kurti, të zgjedhur të hënën në Kuvendin e Kosovës, transmeton Telegrafi.
Pas marrjes së detyrës, Kurti do ta mbajë mbledhjen e parë ceremoniale të Qeverisë së Kosovës.