Sot shkolla e mesme e lartë ekonomike “Ymer Prizreni” ka pranuar një donacion shumë të vlefshëm për nxënësit e saj.
Ai ka thënë se ky donacion ka ardhur nga kontigjenti ushtarak i KFOR-it Italian, i cili ka dhuruar kompjuterë dhe pajisje pune për laboratorin e tekonologjisë ushqimore të kësaj shkolle, shkruan InLajmi.
“Me këtë donacion nxënësit do të kenë më lehtë të mësojnë anën praktike të mësimeve të tyre dhe me këtë do të jenë më të përgatitur për tregun e punës në të ardhmen.
Falenderoj KFOR-in italian për këtë kontribut të çmuar në fushën e arsimit”, ka shkruar Haskuka./InLajmi/