Dy vetura civile janë përplasur mes vete në ora 17:30, në magjistralen Mitrovicë Prishtinë, saktësisht në Nadakovcë.
Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 17:30, në rrugën nacionale Mitrovice -Prishtine segmenti rrugor zona e fshatit Nadakovcë, raporton IndeksOnline.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasoje e lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai
