Me 40 minuta vones nga koha e parapar qe ishte ora 11:00, nis seanca e Kuvendit të Kosovës, të cilën seancë është duke e drejtuar Glauk Konjufca.
Në kë seancë pritet të votohet qeveria Kurti.
Në këto momente është duke folur i nominuari për kryeministër Albin Kurti, i cili po e shpalos programin e qeverisë së tij.
Ai premton një buxhet 3 miliardë euro, ndër të tjera ai thotë se do ti kushtojmë rëndësi bujqësisë, pra nuk do të jemi shtet i luksit por shtet i punës.
Do ti kushtojmë rëndësi të madhe mbrojtjes së ambientit, ai ndër tjera thotë se “Uji nuk pijet ndërsa ajëri shihet”.
“Drejtësi e jonë do të jetë e pavarur, do ta ndalojmë korrupsionin në drejtësi dhe do ta parandalojmë korrupsionin në Qeveri”.
“Me qeverisjen tonë shërbimi ushtarak do të jetë i obligueshësh, në afat prej 3 muash”
“Ministria e Arsimit do të ristrukturohet”
“Qeveria Kurti do të jetë qeveri e shëndetësisë”
“Kjo qeveri do të jetë për barazi sociale”
“Do të jemi qeveri e kulturës dhe e sportit”, sepse sporti dhe kultura na sjell më shumë njohje se politika”