Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar Vjosa Osmanin për marrjen e pozitës së kryeparlamentares.
Mustafa në rrjetin social Facebook ka shkruar se zgjedhja e Osmanit nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit për të përmbushur me besim marrëveshjen.
Postimi i tij i plotë:
Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi Kryetare, znj. Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, e cila ishte kandidatja e jonë për kryeministre.
Zgjedhja e Vjosës nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit qeverisës për të përmbushur me besim dhe përkushtim marrëveshjen e koalicionit. Urime! IM