Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin.
Mustafa ka kërkuar që gjatë dialogut me Serbinë të mos harrohet Lugina.
“Me rastin e zgjedhjes Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe kabinetit Tuaj qeveritar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës përcjellë urimet më të sinqerta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka shkruar Mustafa në faqen zyrtare të tij.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
I nderuari z. Albin Kurti

Me rastin e zgjedhjes Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe kabinetit Tuaj qeveritar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës përcjellë urimet më të sinqerta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Me bindjen se me seriozitetin dhe vëmendjen e nevojshme do të shqyrtoni kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Besimplotë se çështjen e shqiptarëve të Luginës ta bëni fakt në procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe krahas një zgjidhje gjithëpërfshirëse edhe shqiptarët e Luginës të realizojnë ambiciet politike.
Urime e iu prift e mbara.
/InLajmi/