Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Limaj në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës është treguar i ashpër ndaj mandatarit për kryeministër, Albin Kurtit, përcejll InLajm.
Ai ka deklarurar se secili mund të i mbrojë qëndrimet e veta dhe poashtu edhe ai dhe partia e tij si opozitë paraqesin qëndrimet e veta.
Sygjerimi i Fatmir Limajt për Albin Kurtin është me e ul kokën e me nis me punu dhe me e ndrru mënyrën e punës së opozitarizmit. Si burrështetas me nis me i ndihmu vendit dhe me marrë përgjegjësitë që i takojnë me kushtetutë dhe ligjet e këtij vendi .
Tutje Limaj ka thënë se mandatari ka shumë punë për dallim nga mandatarët e kaluar.
Ai po ashtu në fjalimin e tij, ia ka kujtuar Kurtit që ai asnjëherë nuk e ka njohur flamurin e Kosovës e as nuk e ka ngritur atë, madje siç tha Limaj, ka qenë Kurti i cili ka kundërshtuar marrëveshjen e Rambujesë, paketën e Ahtisarit dhe të gjitha proceset e tjera, që siç u shpreh Limaj, është derdhur edhe gjak.
Limaj i ka sugjeruar Kurtit që të mos ngutet me deklarimet e tija, pasi siç potencoi Limaj, falë pakos së Ahtisarit ai sot do të bëhet kryeministër.
Ai po ashtu kërkoi nga LDK-ja që ta mësoj Kurtin se si funksion shteti.
“Prandaj ju anëtarë të koalicionit, mësojeni se qysh funksionon shtet. Ky nuk e din që Kosova është shtet”, shpreh Limaj.
Ndërkaq sa i përket planprogramit qeverisës, Limaj tha se nuk i beson aspak./InLajmi