Kryeministri Albin Kurti në prononcimin e parë për media ka thënë se seanca e sotme është përmbyllur me sukses, derisa ka specifikuar se nuk ka koalicion me Listën Serbe.
“Natyrisht që ne sot e përmbyllëm me sukses këtë seancë, pasi këtë e kushtëzonin dy gjëra: vullneti i popullit i shprehur më 6 tetor të vitit të kaluar dhe së dyti marrëveshja që e patëm bërë dje me LDK-në që më pastaj e vazhduam edhe me pakicat joserbe”, ka thënë ai.
Kurti po ashtu ka treguar se ku do ta bëjë vizitën e parë tashmë si kryeministër, shkruan Kosova Post
“Para se të shkoj në banesën time do të shkoj në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i falënderoj aktivistët dhe anëtarët tanë të cilët e kanë ndjekur transmetimin nga selia qendrore. Dua t’i falënderohem atyre, sepse aktivisti anonim i Lëvizjes Vetëvendosje është vendimtar për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje jo vetëm më 6 tetor, por edhe për suksesin në përgjithësi”.