Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili ka folur në senacën që është duke u mbajtur i cili ka thënë se VV-ja i shkeli të gjitha parimet në kohën kur po negocionte me LDK-në.
Ai tutje ka thënë se VV-ja gjatë kësaj kohe bëri tri shkelje të mëdha të parimeve të tyre ndërsa për njërën prej tyre tha se ajo e meriton çmimin “Inovacion për shkelje të parimeve”.
“Parimet dhe qëndrimet nuk qëndruan fare për negociata, të gjitha parimet i shkelët. Parimet dua t’i ndaj në 2 apo tri ndoshta më befasueset: VV-ja me deputetët e saj u ankua që të lejohen votat serbe të kontrabanduara nga Serbia, as Lista Serbe nuk u ankua! Asnjë parti shqiptare në historinë e saj nuk mendoj të ketë bërë një veprim të tillë, ne e pamë në formën e një ankese zyrtare të deponuar. Për çka për pak deputet më shumë! Gjithçka, pra është për pozita, t’i forconi e ndani ato; Një qëndrim tjetër është edhe takimi që mundua me u ba i qetë, takimi i Kurtit me Gjuriqin. Nuk pati pompozitet për atë. Ju dështoj ajo, u panë qëndrimet dhe shkelja më e madhe që u bë për të cilët duhet me jua dhanë një çmim: çmimin për inovacion në shkeljen e parimeve”, tha Ismaili.
Ismaili e kritikoi edhe bashkimin e shëndetësisë dhe sportit në një ministri duke thënë se “thuajse shëndetësia s’kishte fare probleme”.
E kritikoi qeverisjen e VV-së duke thënë se “është parë se çka kanë bërë në Prishtinë”.

Bashkimin me LDK-në e Isa Mustafës e quajti “martesë politike”./InLajmi/