Ministrja e Drejtë sisë , Albulena Haxhiu, tha se pranoj me shume përgjegjësi dhe ndershmëri postin e ri sot nga Qeveria e re e Republikë s së Kosovë s.
“Sot, morra detyrën e re, atë të Ministres së Drejtësisë.
Është përgjegjësi të cilën do ta kryej me ndershmëri e punë të palodhshme dhe në shërbim të shtetit të së drejtës”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Sot, morra detyrën e re, atë të Ministres së Drejtësisë.
Është përgjegjësi të cilën do ta kryej me ndershmëri e punë të palodhshme dhe në shërbim të shtetit të së drejtës.
Për këtë, falënderoj aktivistët e qytetarët për mbështetjen e madhe si dhe deputetët e Kuvendit që votuan Qeverinë e re e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta por jam e bindur që synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen. /InLajmi/