Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet votimi i Qeverisë Kurti.
Siç edhe është pritur Glauk Konjufca është tërhequr nga posti i kryekuvendarit duke e lënë seancën nën udhëheqjen e nënkryetares, Arbërie Nagavci.
Koalicioni VV-LDK të dielën zyrtarizoi marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Krerët e partive bënë të ditur se do të krijojnë qeveri me 15 ministri, me partitë që do të udhëheqin me nga gjashtë sosh. Tri u takojnë minoriteteve.
Kujtojmë se kryetar i kuvendit nga legjislatura në qeverinë Haradinaj ishte Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës Kadri Veseli, dhe tani pritet që të jetë Vjosa Osmani nga Lidhja Demoktratike e Kosovës.