Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, i është bashkuar grupit parlamentar të LDK-së. Me të në grup, LDK tashmë ka 29 deputetë.
Ajo u ka thënë mediave se, pas shumë bisedimeve, ka vendosur që t’i bashkohet grupit parlamentar të LDK-së.