Për shkak se nuk ishin prezentë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 26 dhjetor të vitit të kaluar, nëntë deputetët e rinj të kësaj legjislature janë betuar para pak çastesh, raporton
Janë Uran Ismaili, Abelrad Tahiri, Endrit Shala, Behgjet Pacolli, Pal Lekaj, e të tjerë të cilët sapo e kanë bërë betimin e deputetit, lajmi.net.
Pas kësaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka uruar mirëseardhje deputetëve të rinj.
Seanca konstituive e parlamentit të Kosovës ka filluar por ende nuk është votuar qeveria Kurti.