Ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, pranon postin e ri në Qeverinë Kurti me shumë përgjegjësi dhe përkushtim.
“Do të udhëheq me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit; që tani është bashkim i dy ministrive paraprake të lidhura me infrastrukturë, transport, ambient e planifikim hapësinor”, ka shkruar në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Sot morra përgjegjësinë më me peshë në jetën time publike; atë të Ministrit të Republikës së Kosovës. Do të udhëheq me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit; që tani është bashkim i dy ministrive paraprake të lidhura me infrastrukturë, transport, ambient e planifikim hapësinor.
Mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe votëbesimin e deputetëve të koalicionit LDK-LVV, do ta marr si obligim dhe përgjegjësi për t’i shërbyer vendit mbarë.

Jam i vetëdijshëm për sfidat përpara në të dyja, tanimë, ish-ministritë. Prandaj, menjëherë, që nga sot, do të ndërtojë rreth vetes një ekip profesionistësh me të cilët do të ndihemi mirë e sigurtë të gjithë.
Kemi punë përpara shumë. Por kemi edhe ide të qarta para vetes. Me bashkëpunëtorët e tjerë në Qeverinë LVV-LDK, si një ekipë, do t’i japim vendit rrugë të drejtë. /InLajmi/