Gazeta e njohur zvicerane ‘Tagesanzeiger’ ka publikuar një shkrim për kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.
“Kryengritësi i pakorruptueshëm merr pushtetin në Kosovë”, ky është titulli i shkrimit nga e përditshmja zvicerane, transmeton Indeksonline.
”Politikani i krahut të majtë Albin Kurti është kryeministri i ri. Klika e mëparshme dominuese dhe e korruptuar ka veçanërisht frikë prej tij.”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e ‘Tagesanzeiger’.
Po ashtu shkruhet se si Albin Kurti kishte hedhur vezë sa ishte opozitarë dhe se si ishte kundër ndryshimit të kufirit, shkruan Arbresh.info.
”Një tifoz i Bob Marley i cili citon Martin Luther King: Kështu e përshkruajnë diplomatët më të vjetër në Prishtinë.”, thuhej ndër të tjera në shkrimin e gazetës zvicerane.
