Besnik Tahiri nga AAK-ja përmes një postimi në Facebook ia ka kujtuar kreut të VV-së, Albin Kurtit se modeli me 15 ministri është kopjuar nga Projektligji që është hartuar nga Qeveria Haradinaj, shkruan InLajmi.
Ai tutje ka thënë se Kurti gjatë gjithë fushatës zgjedhore e ka proklamuar para popullit se do të bëjë qeveri me 12 ministri, kurse sot e ka kopjuar në Projektligjin e Qeverisë modelin me 15 ministri të cilin sipas tij e ka hartuar Qeveria Haradinaj.
Tahiri ka thënë se kryeministri i ardhshëm duhet ta kuptojë se përgjegjësia e fjalës është më e madhe synimet afatshkurta politike për pushtet.
“Këtë model e kam prezantuar edhe zyrtarisht me 25 shtator 2019. Sot, është dita për të uruar marrëveshjen për Qeverinë e re, por, Kryeministri i ardhshëm duhet ta kuptoj se përgjegjësia e fjalës është më e madhe se synimet afatshkrta politike për pushtet”, ka shkruar Tahiri./InLajmi/