Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar LDK-në dhe VV-në për nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit.
Pacolli ka shkruar në Facebook se Kosovën e presin shumë punë dhe sfida, shkruan InLajmi.
“Përgëzoj VV dhe LDK për punën e tyre të palodhur derisa arritën konsensus për të qeverisur Kosovën së bashku për mandatin e tyre të ardhshëm. Kosovën e presin shumë punë dhe sfida…Urime!”, ka shkruar Pacolli.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje sot kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për të formuar qeverinë e re./InLajmi/