95.99 për qind të anëtarëve të Vetëvendosjes kanë votuar pro koalicionit me LDK-në.
Pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar një peticion për anëtarët e saj.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot sipas parimit “një anëtar-një votë”, baza e Lëvizjes VETËVENDOSJE! votoi me demokraci direkte për koalicionin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me Lidhjen Demokratike të Kosovës, si në vijim:
PËR: 95.99%
KUNDËR: 3.64%

Të pavlefshme: 0.37%
Ky rezultat dëshmon për vullnetin e madh e të palëkundur drejt ndryshimeve të domosdoshme në qeverisjen e vendit, në përputhje me besimin e dhënë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit./InLajmi