Një krim i rëndë ka ndodhur brenda një familje në qytetin e Durrësit, ku një 45-vjeçar ka qëlluar me thikë për vdekje bashkëshorten e tij.
Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:55, ku L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë , gruan e tij M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë i L.C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.