Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Frashër Krasniqi, ka komentuar arritjen e marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Krasniqi tha se kjo qeveri do të jetë qeveri monarkësh.
Ai shtoi se ky koalicion do t’i mbajë premtimet për qeverisje të mirë, ashtu sikur i mbajtën për 12 ministri dhe mospërfshirjen e Listës Serbe në qeveri.
Postimi i plotë:
VV – LDK do ta mbajnë premtimin për qeverisje të mirë, njësoj sikur që e mbajtën premtimini për 12 ministri.
Njësoj sikur që e mbajtën premtimin që nuk do ta përfshijnë Listën Srpska në qeveri.
Njësoj sikur që s’kanë me e shkarku Glaukun sepse kjo do të ishte lojë monarkësh dhe hajgare me shtetin.
Kanë me e mbajtë premtimin për ndryshim ashtu siç e mbajtën premtimin që do të bëjnë marrëveshje për 72 orë.
Ashtu siç e mbajtën premtimin që nuk do të ketë pazare për poste por marrëveshje për parime.
Ashtu siç e mbajtën premtimin që nuk do të pranojnë as mbështesin marrëveshjet e dëmshme me Serbinë.
Është qeveri monarkësh ku interesat e udhëheqësve janë supreme, e jo premtimet ndaj qytetarëve që i votuan./InLajmi/