Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka votuar marrëveshjen e nënshkruar, në mëngjesin e sotëm, me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në fillim të kësaj mbledhje, kryetari i LDK-së Isa Mustafa i njoftoi anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm – sipas statutit të partisë – për marrëveshjen e arritur me Vetëvendosjen.
Në këtë mbledhje nuk është vendosur për emrat e ministrave./InLajmi/