Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes rrjetit social Twitter ka uruar marrëveshjen LDK-VV, që është arritur ditën e sotme.
Ai ka thënë uruar që të ketë një bashkëpunim më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit, shkruan InLajmi.
“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë”, ka shkruar ai./InLajmi/