Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, komentoj situatën aktuale politike në vend, lidhur me vonesën e arritjes së marrëveshjes për koalicion mes VV-LDK.
Ai thotë se “Po fillon një epokë e re politike”.
“Jemi në fundin e një epoke 20 vjeçare politike që po merr fund e po fillon një epokë e re politike në Republikën tonë.
Atë që e filluam 2 vite më parë në Vushtrri, koalicionin LDK-VV, duhet të ndodh tani në nivel qëndror. Vetëm 1 datë ka rëndësi, vullneti qytetarë për ndryshim i 6 tetorit 2019”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook. /InLajmi/