Një institucion publik në kujdesin parësor shëndetësor fillon me analiza laboratorike të TUMORMARKERËVE, raporton InLajmi
Pas provave të para dhe trajnimit të personelit në Laboratrin e QKMF-se, në Prizren, (që njehet si qendra më e suksesshme në vend), të martën me 4 shkurt, në ditën botërore të kancerit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, fillon edhe me këtë shërbim të ri, të cilin deri më tani, nevojtarët e kryenin në laboratoret jashtë vendit
“Pos analizave të tumormarkerëve, gjatë kĕtij viti, në laboratorin e QKMF, do të fillon shërbimi edhe i analizave të reja, si: Jonogrami, Vitaminat, Analizat reumatike,Troponina, Antitroponina, D dimer, Helicobakteri, Tripl testi HCG dhe analiza tĕ tjera për gratë shtatzëna”, u shpreh për InLajmin z. Visar Shehu, drejror i shēndetësisë në Prizren.
Të theksojmë se falë angazhimit të Drejtorisë të Shëndetësisë, duke e orientuar buxhetin dhe mendjen në shërbim tē pacientit-qytetarit, dhe organizimit të mirë të punës, në laboratorin e QKMF- së në Prizren, bëhen edhe këto analiza, për të cilat paraprakisht duhet të caktohet tetmini.

– Hemogrami me 20 parametra,
– Koagulogrami,
– Sedimenti i eritrociteve,
– Urina me 10 parametra dhe Sedimenti me mikroskop,
– Glikemia,
– Urea,
– Kreatinina,
– Kolesteroli (HDL,LDL)
– Trigliceridet,
– Bilirubinat totale (direkte dhe indirekte),
– Transaminazat (ALT,AST),
– Hekuri në serum,
– CRP,ASTO
– TSH,T3,T4 (analiza të gjëndres tiroide)
– Homoglobina e glukozuar (HbA1c).
InLajmi/Osman Goranci