Në ditët e ardhshme rajoni ynë do të dominohet nga zona anticiklonike që do të kushtëzojnë mot të thatë dhe kryesisht me diell.
Nga Mesdheu do të depërtojnë rryma të ngrohta ajrore që sjellin mot të butë dhe temperatura ndjeshëm më të larta për këtë periudhë kohore.
Vlerat ditore të cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme do të luhaten përreth vlerave mesatare, por kohëpaskohe mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.
Në mëngjesin e 1 shkurtit moti do të jetë i ftohtë dhe me ngrica në vende malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.