Në një aksident komunikacioni në Lipjan, ka humbur jetën këmbësori pasi që është goditur nga një veturë.
Pas aksidentit i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK, por nuk ka rritur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke ngarë automjetin në mënyrë të pasigurt, ka goditur një këmbësore femër K/Shqiptare e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.