Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në nder të 23 vjetorit të rënies heroike Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ka bërë homazhe.
Ai ka thënë se ata janë themelet e shtetit tonë dhe se janë dëshmi dhe dëshmorë të lirisë sonë, shkruan InLajmi.
“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha janë sot dëshmi dhe dëshmorë, të lirisë sonë për të cilën flijuan edhe jetën. Lavdi e përjetshme gjithë heronjve të kombit”, ka shkruar ai./InLajmi/