Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka informuar për hapjen e pikës kufitare Stanqiq-Bellanoc.
Haziri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është realizuar ëndërra e përbashkët për qarkullim të lirë dhe afrim mes njëri-tjetrit, shkruan InLajmi.
Postimi i plotë i tij:
Hapja e pikës Stanqiq-Bellanoc është realizim i ëndrrës sonë të përbashkët për qarkullim të lirë dhe afrim me njëri tjetrin. Vendkalimi do të shkurtojë jashtëzakonisht shumë distancën e qarkullimit të lirë të njerëzve, e pas gjashtë muajve, edhe qarkullimin e lirë të mallrave. Urime, në veçanti, Karadakut!/InLajmi
