Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj nderoi sot në 23 vjetorin e rënies heroike, themeluesin e UÇK-së, komandant Zahir Pajaziti dhe bashkëluftetarët e tij Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, shkruan InLajmi.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sa herë që vizitojmë Pestovën, përjetojmë udhëtimin e fundit të përjetësisë, frymëzohemi prej heroizmit të tyre, kujtojmë sakrificën e tyre për ditët që po i jetojmë sot.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Nderuam sot në 23 vjetorin e rënies heroike, themeluesin e UÇK-së, komandant Zahir Pajaziti dhe bashkëluftetarët e tij Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
Sa herë që vizitojmë Pestovën, përjetojmë udhëtimin e fundit të përjetësisë, frymëzohemi prej heroizmit të tyre, kujtojmë sakrificën e tyre për ditët që po i jetojmë sot.
Lavdi e përjetshme Heronjve të Kombit./InLajmi