Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian sot, shkruan Inlajmi.
Abbott përmes një statusi në rrjetin e tij social facebook ka thënë se Britania do të fillojë një marrëdhënie të re me partnerët tonë në BE-në dhe partnerët tjerë.
Gjithashtu Nicholas ka thënë marrëdhëniet e Britanisë janë të bazuara në historinë dhe vlerat e përbashkëta.
Postimi i plotë:
Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian sot, dhe do të fillojë një marrëdhënie të re me partnerët tonë në BE-në dhe partnerët tjerë. Britania Globale do të mbetet forcë për të mirën e botës. Ne do të krijojmë një partneritet të ri në Evropë dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe miq të afërt të Kosovës. Marrëdhëniet tona janë të bazuara në historinë dhe vlerat e përbashkëta. Siguria e Evropës është po ashtu siguria e Britanisë dhe ne do të mbesim fuqishëm të përkushtuar për sigurinë Euro-Atlantike dhe ndaj fqinjëve Evropianë, duke përfshirë Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor.

***
UK danas napušta EU i počeće novi odnos sa svojim partnerima iz EU i drugima. Globalna Britanija će ostati sila za dobro u svetu. Stvorićemo novo partnerstvo u Evropi i nastaviti da budemo bliski prijatelj i partner Kosova. Naš odnos se zasniva na zajedničkoj istoriji i vrednostima. Bezbednost Evrope je bezbednost Britanije i ostaćemo čvrsto posvećeni evro-atlantskoj bezbednosti i našim evropskim susedima, uključujući Kosovo i druge zemlje Zapadnog Balkana.
***
The UK is leaving the EU today and will begin a new relationship with our EU and other partners. A Global Britain will remain a force for good in the world. We will forge a new partnership in Europe and continue to be a close friend and partner to Kosovo. Our relationship is based on shared history and values. Europe’s security is Britain’s security and we will remain strongly committed to Euro-Atlantic security and our European neighbours, including Kosovo and the other countries of the Western Balkans.