Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot është takuar me atë të partisë nga komunitetit serb, Lista Srpska, ku ka zgjatur më pak se një orë.
Partia e komunitetit serb para takimit u deklaruan se nuk do t’i ndihmojnë themelimin e institucioneve nëse nuk hiqet taksa që të vazhdoj dialogu, shkruan InLajmi.
“Në takim, Presidenti Rakiq theksoi se Lista Serbe kishte marrë mbështetjen e qytetarëve në mënyrë që të mbrojë të drejtat e tyre dhe të luftojë për përmirësimin e kushteve në të cilat jeton sot populli serb. Në këtë drejtim, Lista Serbe nuk do të qëndrojë në rrugën e krijimit të institucioneve pa u hequr taksa dhe pastaj të vazhdojë dialogu”, thuhet në njoftimin e Srpska-s para takimit./InLajmi/