Një operacion i rrallë ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Përmes një njoftimi është bërë e ditur se në Klinikën e Gastroenterologjisë në Prishtinë është bërë vendosja e balonit në lukth për herë të parë, shkruan InLajmi.
Ekipi i mjekëve që e kanë bërë këtë intervenim është bërë me qëllim të rënies në peshë, ku pacienti në fjalë peshon 170 kg.
Postimi i plotë:

VENDOSJA E BALONIT INTRAGASTRIK(ne lukth) tek nje pacient obez me BMI 48,61 kg/m2, me peshe 170 kg.
Kjo metode endoskopike, jo kirurgjike behet me qellim te renies ne peshe. Baloni qendron ne lukth 6 muaj. Ky intervenim behet per here te pare ne Kliniken e Gastroenterologjise te QKUK nga ekipi dr. Skender Telaku, dr. Arber Veliu, dr. Aida Ferri Polloshka, dr. Bahri Gashi, dr. Remzi Berisha, infermieret Remzije Aliu, Nalan Burniku Aliu, Vjosa Basha. Falenderim i posaqem per laborantin Hazir Gashi I cili na siguroi metilen blune./InLajmi/