Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur në vizitë shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrellin, shkruan InLajmi.
Kryeministri Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për shkak të angazhimeve dhe obligimeve të përcaktuara më herët nuk ka mundur të marrë pjesë në takimin me Josep Borrel, mirëpo qëndrimin politik të kësaj partie e kanë prezantuar aleatët e tjerë të AAK-së.
Postimi i plotë i tij:
Mirëpresim vizitën e z.Borrell në Kosovë.
Propozimi nga BE për agjendë të përbashkët në Obiliq për inaugurimin e filtrave të ri me projektin “Green Deal” – për të cilin falënderojmë Bashkimin Evropian, ishte i pamundur të akomodohet në agjendën time për shkak të angazhimeve dhe obligimeve të përcaktuara më herët.

Ndërsa në takimin e z.Borrell me partitë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prezanton qëndrimin politik me përfaqësuesit e saj./InLajmi