Anëtari i PDK-së, Ilir Gashi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e ka më të lehtë të takohet me Listën Serbe se me partitë shqiptare, në këtë rast me LDK-në.
Këtë reagim Gashi e bëri përmes rrjetit social facebook, ku i ka quajtur VV-në patriotë të rrejshëm.
“VV arrin marrëveshje me partinë e Aleksandër Vuqiqit, por akoma jo me një parti shqiptare.
Shqiptarë të dashur –
Kjo është deklarata më e fundit nga kampi i patriotëve të rrejshëm të Vetëvendosjes” ka shkruar Gashi.
Ilir Gashi ka reaguar edhe ndaj disa deklaratave të mëhershme të Haki Abazit, i cili kishte deklaruar se duke e njohur politikisht Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen qytetarët nuk kanë dëgjuar ende mjaftueshëm.
“Ky është një fakt tjetër më shumë se në çfarë humnerash i kanë hedhur parimet morale e kombëtare këta mashtrues politik” ka shkruar më tej Gashi, duke theksuar se këto parime nuk i kanë pasur asnjëherë, por vetëm i kanë përdorur si mjet propagande për të mashtruar qytetarët e këtij vendi.
Postimi i plotë i Ilir Gashit:
VV arrin marrëveshje me partinë e Aleksandër Vuqiqit, por akoma jo me një parti shqiptare
Shqiptarë të dashur –
Kjo është deklarata më e fundit nga kampi i patriotëve të rrejshëm të Vetëvendosjes.
Duke e njohur politikisht A. Kurtin dhe Vetëvendosjen unë jam i bindur se as nuk keni parë e as nuk keni dëgjuar mjaftueshëm.
Kjo deklaratë e H. Abazit është një fakt tjetër më shumë se në çfarë humnerash i kanë hedhur parimet morale e kombëtare këta mashtrues politik. Në fakt, këto parime nuk i kanë pasur asnjëherë, por vetëm i kanë përdorur si mjet propagande për të mashtruar qytetarët e këtij vendi.
Kurti më të lehta po i ka negociatat me Listën Serbe që e quante parti çetnikësh dhe e Aleksandër Vuqiqit se me një parti shqiptare, në këtë rast Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Prej 7 tetorit dhe deri sot A. Kurti dhe partia e tij asnjëherë nuk kanë përdorur gjuhën e njejte për Listën Serbe qysh po ia bëjnë me LDK-në.
Kurti dhe Vetëvendosje po sillen të kujdeshëm me Listën Serbe të Aleksandër Vuqiqit, por nuk ia falin vetes asnjë ditë të vetme të sillen me korrektësi dhe sinqeritet me partnerin e vetëm shqiptar që e kanë për bashkëqeverisje – LDK-në.