Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nesër do të pret në takim përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Në njoftimin e bërë për media nga presidenca bëhet e ditur se takimi do të mbahet në ora 12:00,Ndryshe, Borrell përmes një njoftimi në Twitter ka njoftuar për vizitën që do ta realizoj në Kosovë dhe Serbi, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se Ballkani Perëndimor është prioritet në mandatin e tij, duke shtuar se rifillimi i negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit janë në krye të agjendës, dhe se për këtë ai do t’i vizitojë Kosovën dhe Serbinë gjatë kësaj jave.