• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 15 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Lajmërohet Konjufca: Kosova së shpejti do ta ketë qeverinë e re

J G nga J G
29 January 2020
në Kosovë, KRYESORE
0 0
0
Lajmërohet Konjufca: Kosova së shpejti do ta ketë qeverinë e re
23
SHPERNDARJE
39
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti Evropian ka mbetur mbrojtësi i palëkundur i perspektives evropiane për Ballkanin Perëndimor, tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Bruksel, shkruan InLajmi.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, po merr pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Bruksel.
Gjatë këtij Samiti, të organizuar dhe kryesuar nga Presidenti i Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli, përpos kryeparlamentarit Konjufca, po marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, shefat e grupeve politike të Parlamentit Evropian, si dhe reporterët e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Në punimet e këtij Samiti, ndër çështjet kryesore që po diskutohen janë: bashkëpunimi parlamentar dhe e ardhmja e Evropës, me theks të veçantë procesi i zgjerimit të saj.
Duke iu drejtuar pjesëmarrëseve të këtij Samiti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Konjufca, pasi falënderoi Presidentin Sassoli për iniciativën e mbajtjes së këtij Samiti, dhe përkushtimin e tij ndaj perspektives evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera theksoi: “ Ne në Ballkanin Perëndimor, e dimë shumë mirë rëndësinë e Projektit Evropian. Qysh prej përfundimit te luftërave të viteve 90, procesi i Integrimeve Evropiane e ka drejtuar shoqërinë tonë drejt demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Shoqëria jonë ka ndërtuar institucione të pavarura, media pluraliste dhe shoqëri civile aktive”.
Në vijim të fjalës së tij, kryeparlamentari Konjufca, para të pranishmëve nënvizoi suksesin e procesit të zgjedhjeve në Kosovë, dhe u shpreh se pas konstituimit të Kuvendit, Kosova së shpejti do të ketë edhe Qeverinë e re.
Duke folur për vendin tonë dhe sfidat që e përcjellin atë në rrugëtimin drejt integrimeve evropiane, kreu Kuvendit Konjufca u shpreh: ”Kosova është duke u ballafaquar me sfida të shumta në rrugëtimin e saj evropian. Pavarësisht nga arritja e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim ne nuk kemi shkuar drejt statusit të vendit kandidat. Kanë kaluar 96 muaj nga kur e kemi filluar dialogun për liberalizimin e vizave dhe sot ne mbesim vendi i vetëm që nuk është liruar nga regjimi i vizave në zonën e Schengen-it”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës Konjufca, dhe nënvizoi po ashtu se, është shumë zhgënjyese për qytetarët e Kosovës ndjenja e të qenit të izoluar.
Në fjalën e tij me këtë rast, kryeparlamentari Konjufca, foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin tha se e kuptojmë plotësisht rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut me Serbinë, që lehtësohet nga BE-ja. Lidhur me këtë ai deklaroi se Qeveria e re do të ndërmerr hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.
Ai po ashtu foli edhe për pritjet e qytetarëve nga Qeveria e re. Kryeparlamentari Konjufca, vlerësoi dhe tha para të pranishmëve se qytetarët presin rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura me Serbinë dhe përmirësimin e mirëqenies ekonomike.
Duke folur për zgjerimin e BE-së, përkatësisht integrimin e shteteve të Ballaknit Perëndimor, kreu i Kuvendit të Kosovës, Konjufca, vlerësoi:” Ne inkurajojmë hapjen e negociatave sa më parë të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne besojmë se Samiti i Zagrebit për Ballkanin Perëndimor do të jetë shumë i rëndësishëm për këtë qellim”.
Në fund të fjalës së tij, kryeparlamentari Konjufca tha: “Dëshiroj të falënderoj Parlamentin Evropian që ka mbetur mbrojtësi i palëkundur i perspektives evropiane për Ballkanin Perëndimor. Unë plotësisht e kuptoj që nuk jemi në një kohë të lehtë për Evropën për të besuar në fuqinë e Unionit të zgjeruar, por, besimi në gjërat e duhura në kohëra të vështira është ajo që e dallon një përfaqësues shteti të guximshëm nga politikani oportunist”, vlerësoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor./InLajmi

Tags: BPGlauk KonjufcaKryetariKuvendiPEqeveria
Postimi i mëparshëm

Policët ishin në katin e dytë kur ndodhi shpërthimi në Prizren, i dyshuari nuk ishte në shtëpi

Postimi tjetër

Studentja shqiptare e ardhur nga Kina shtrohet në infektiv

Të ngjajshme Postime

Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Pritet të mbajë mot jo-stabil, me diell dhe vranësira

15 July 2025
Krasniqi pret në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë, flasin për dialogun Kosovë – Serbi
KRYESORE

Krasniqi pret në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë, flasin për dialogun Kosovë – Serbi

14 July 2025
Bajrami: Gjykata Speciale po e gjykon UÇK-në – aktakuza ndaj ish-krerëve do të rrëzohej lehtë nëse do të kishte gjykim të drejtë
KRYESORE

Bajrami: Gjykata Speciale po e gjykon UÇK-në – aktakuza ndaj ish-krerëve do të rrëzohej lehtë nëse do të kishte gjykim të drejtë

14 July 2025
Konstituimi i Kuvendit, Bajrami: Gjykata mund t’ia japë diskrecionin e plotë Presidentes
KRYESORE

Konstituimi i Kuvendit, Bajrami: Gjykata mund t’ia japë diskrecionin e plotë Presidentes

14 July 2025
“Natën në strehimore, ditën në punë” – Lul Raka në Ukrainë për të ndihmuar sistemin shëndetësor
KRYESORE

“Natën në strehimore, ditën në punë” – Lul Raka në Ukrainë për të ndihmuar sistemin shëndetësor

14 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe shumë i nxehtë veror – Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme

14 July 2025
Postimi tjetër
Studentja shqiptare e ardhur nga Kina shtrohet në infektiv

Studentja shqiptare e ardhur nga Kina shtrohet në infektiv

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 15 korrik ndër vite?

15 July 2025
Byrek i shpejtë në tigan – Receta surprizë për amvisat

Byrek i shpejtë në tigan – Receta surprizë për amvisat

15 July 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell

Pritet të mbajë mot jo-stabil, me diell dhe vranësira

15 July 2025
Zelensky thotë se ka folur me Trumpin për ta falënderuar për mbështetjen e tij

Zelensky thotë se ka folur me Trumpin për ta falënderuar për mbështetjen e tij

14 July 2025
“Budallak i organizun”, Latifi e Gorani përshkruajnë bllokadën institucionale

“Budallak i organizun”, Latifi e Gorani përshkruajnë bllokadën institucionale

14 July 2025
Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth, pronarët bëjnë rezistencë

Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth, pronarët bëjnë rezistencë

14 July 2025
“Dyshoj se më tradhton”, 10 rregulla si të zbuloni një tradhti

“Dyshoj se më tradhton”, 10 rregulla si të zbuloni një tradhti

14 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu