Gjykata Speciale po vazhdon me ftesat për ish-luftëtarët e UÇK-së.
Sot për intervistim në Hagë, është ftuar edhe Skënder Hoti nga Malisheva.
“Tash sa mora lajmin se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është bashkëluftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Hoti nga Malisheva, si të gjithë ushtarët e UÇK-së edhe Skenderi dhe të gjithë ne jemi krenar me veprën dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve, që bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar në rrjetin social Facebook Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. /InLajmi/