Sonte po jepet premiera e filmit “I love Tropoja” në Pallatin e Kongreseve në Tiranë
Të ftuar në këtë premierë janë shumë emra të njohur, e padyshim se nuk mungojnë edhe aktorët e filmit.
Pjesë e kastit ishte edhe Enca Haxhia, e cila sonte mori vëmendjen e të gjithëve e veshur me një fustan të kuq dhe shumë elegant, shkruan lajmi.net
Kujtojmë se Enca ka pak ditë që ka publikuar projektin “Amor”, ndërsa po punon rreth këngëve të reja.