Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka vizituar policin Artur Mrasori në Repartin e Kujdesit Intenziv të QKUK-së, shkruan InLajmi.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se ka vizituar policin Artur Mrasori për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetësore, pas lëndimit që mori të martën mbrëma gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit.
“Nga informatat e mjekëve, më gëzoi fakti se gjendja e tij nuk është në rrezik për jetën dhe i falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij.
Secili pjesëtar i Policisë së Kosovës gjithnjë do ta kenë vëmendjen dhe kujdesin e merituar”, shkroi Haradinaj./InLajmi
